Categories Lajme

Stuhia rrëzon tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë 22-vjeçari, Ina Zhupa dedikim prekës: Nuk dua ta besoj, lotët nuk do thahen kurrë për ty

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas rrëzimit të tendës së kalçetos në zonën e “Urës së Gajdarit” në Sarandë.

Policia bën me dije se i riu është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht për shkak të plagëve ka ndërruar jetë.

I riu, Amrando Kazma u godit nga hekurat e tendës së kalçetos.

Saranda u përfshi mbrëmjen e sotme nga era e fortë dhe shtrëngata me shi.

“Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

“Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Deputetja e PD-së në Sarandë, Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit Armando Kazma, pasi u godit nga mbulesa e kalçetos.

Zhupa shkruan se Armando ishte një djalë i qeshur dhe punëtor, të cilin do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.

Postimi i Zhupës:

Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund.

Nje nga djemtë më të mirë të Sarandës, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.

Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.

Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.

O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.

I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren. Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME