Categories Lajme

“Më kishin bllokuar 600 mijë lekë që kisha kursime”- 95-vjeçarja zbulon si u mashtrua dhe u përfshi në skemën e inceneratorëve: Më erdhë dy çuna, më thanë…

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton si pronare e disa kompanive të lidhura me inceneratorët, ka folur në lidhje me mënyrën e përfshirjes së identitetit të saj në aferën e korruptive.

Përmes një interviste të dhënë për Syri Tv, 95-vjeçarja thotë se ka dy vite e gjysmë që jeton në azil, pasi tërmeti i vitit 2019 i prishi banesën.

Ajo shton se një moment kursimet e saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë ishin bllokuar dhe në në azil iu paraqitën dy persona që pretendonin se ishin prokurorë, të cilët i dhanë një letër për të firmosur në mënyrë që të zhbllokohej llogaria bankare.

Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marria e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

“Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, thotë ajo.

Kujtojmë se në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, 95 dhe 90 vjeç janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME