Categories Lajme

Tragjedia në Alpet italiane, mund të jenë 30 viktimat pas ortekut të akullt

Tragjedi në Alpet italiane. Të paktën 7 alpinistë humbën jetën pas shembjes së një blloku masiv akulli në Marmolada.

Me një lartësi prej 3300 metrash ai është mali më lartë, i Dolomiteve në Alpet lindore mes rajoneve të Trentos dhe Venetos. Tetë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 17 të tjerë janë shpallur të humbur, ndërkohë që autoritetet me kalimin e orëve po fillojnë të flasin potencialisht për 30 viktima.

Ekipet e shpëtimit vijuan gjatë gjithë natës kërkimet me helikopterë e dronë, për gjetjen e personave të zhdukur. Shërbimet e emergjencës bënë me dije se një ortek akulli goditi me shpejtësinë e 300 km në orë itinerarin e përdorur nga alpinistët për t’u ngjitur në majë, të Punta Rocca.

Autoritetet flasin për një tragjedi të paimagjinueshme, me disa prej trupave që janë identifikuar vetëm falë testeve të ADN-së. Me viktimave janë 3 italianë dhe një shtetas çek.

Një zëdhënës i grupeve të shpëtimit tha për një televizion shtetëror se zona kishte përjetuar temperatura rekord gjatë ditëve të fundit, deri në 10 gradë celsius. I ngrohti ekstrem sipas ekspertëve, është krejtësisht i pazakontë për zonën. rritja e temperaturave mesatare ka bërë që akullnajat e Marmoladës, ashtu si shumë të tjera rreth botës, të tkurren në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadave të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME