Categories Kulture

Stylemagazines: Pse duhet ta shtoni Shqipërinë në listën e pushimeve

Kur bëjmë pushime në Europë, ne përpiqemi gjithmonë të shijojmë klasiken. Ndërsa Italia dhe Franca kanë fituar prestigjin e tyre, ka shumë vende të vogla, që thjesht kalojnë pa u vënë re. E vendosur në juglindje të Ballkanit, Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të neglizhuara. Por, mjaft më, themi ne, shkruan revista australiane ”Style”.

”E kufizuar nga Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Maqedonia, Shqipëria lë pas eksplorim dhe çudi. Ky vend ka bukurinë e rafinuar të vijës bregdetare, e shoqëruar me lugina të ëmbla, me stinën e verës të ndryshme mesdhetare dhe me dimër të ashpër dhe të ftohtë. Plazhet e tyre janë aq të tejdukshme dhe të qetë sa Greqia, dhe Alpet e tyre të mbuluara me dëborë janë aq të larta dhe madhështore sa majat e Skocisë. Shqipëria është me të vërtetë piktoreske”.

”E thënë shkurt, Shqipëria është si Kroacia e re. Turizmi është shtuar dhe është e lehtë të kuptohet pse”.

”Rrugët e Tiranës janë të mbushura me tregje që shesin prodhime vendase dhe pallatet të pikturuara me ngjyra të gjalla. Një ish-kryetar bashkie, i ngjyrosi ato si De Blob Wii. Ju  mund të bridhni tani rrugëve të Tiranës dhe të shihni ngjyra të gjalla dhe modele gjeometrike.

”Nëse jeni duke kërkuar një vend tjetër përveç kryeqytetit, shikoni Durrësin, Sarandën, Korçën, Krujën dhe Shkodrën, të mbushura me kështjella mesjetare dhe manastire”, thekson revista australiane ”Style”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME