Categories Lajme

Subvencionim me 1 mijë lekë për zgjua bletarëve

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2020, adreson financimin e më shumë bletarëve, përmes lehtësimit të kritereve të aplikimit. Sipas udhëzimit të qeverisë për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet këtë vit subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Ulja e këtij numri nga 100 në 50 koshere është bërë që vitin e kaluar dhe vijon e dhe këtë vit, me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje zhvillimit të këtij aktiviteti.

Bletaria në vendin tonë ka një traditë të hershme. Mjalti “made in Albania” shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të florës dhe klimës që ka vendi ynë. Ndërkohë që Fondi i Programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2020”, mbështet:

1- fermat me të imta me jo më pak se 70 krerë, në rreth 1200 lekë për krerë dhe për gjedhët 10 mijë lekë për krerë. 2- bletaria me 1 mijë lekë për zgjua për ferma jo më pak se 50 zgjoje. 3- Për bimët aromatike financimi fillon nga 200 mijë lekë për hektarë për individë dhe grup fermerësh dhe deri në 4 milionë lekë për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. 4-Për fermat organike mbështetja do të jetë nga 100-200 mijë lekë, ndërsa për rikonstruksionin e ambienteve për turizëm rural,  me 6-10 dhoma, financimi arrin deri në 5 milionë lekë për subjekt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME