Për suksesin e madh të Kosovës ndaj Republikës Çeke nuk mund të mungonte urimi i ekipit turk të Fenerbahçe, ekip në të cilin aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi, autor i golit të parë në suksesit 2-1.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Fenerbahçe i shpreh urimet e tij yllit të skuadrës Muriqi.“Urime Vedat Muriqi! Në ndeshjen që Kosova mposhti Çekinë 2-1, golin e parë për Kosovën e shënoi Muriqi”, shkruhet në urimin e klubit turk të Fenerbahçe.
Pas transferimit këtë merkato vere nga Rizespor te Fenerbahçe, Muriqi është shndërruar në yllin e ekipit nga Stambolli dhe në benjaminin e tfiozerisë verdheblu. Në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni Fenerbahçe është në vendin e dytë të Superligës turke me 7 pikë, ndërsa sulmuesi i Kosovës ka shënuar 2 gola. /Syri.net