Categories Sport

Suksesi i skiatores shqiptare, triumfoi në Kupën e Amerikës Latine në Kili

Lara Colturi është një skiatore italiane por me nënshtetësi shqiptare.

Është vetëm 15 vjeç dhe vetëm tani së fundmi ka mundur të marrë pasaportën shqiptare që do të thotë se do të garojë me ngjyrat e flamurit kuqezi në evenimentet ndërkombëtare në sportin e skive.

Në këtë moment Lara Colturi ndodhet në Kili ku po merr pjesë në në Kupën e Amerikës Latine të organizuar nga Federata ndërkombëtare e Skive, një kompeticion që ka nisur që në fund të korrikut.

15-vjecarja pasi fitoi garën e parë në këtë kompeticion, triumfoi edhe në atë që u zhvillua në 27 gusht me një kohë të përgjithshme të të sy mansheve 1 minutë 47 sekonda e 12 të qintat duke lënë pas argjentinasen Barruzi Farriol dhe meksikanen Schleper.

Lara Colturi në këtë mënyrë bëhet një tjetër element me vlera për skitë shqiptare të cilën shpresojmë ta shohim edhe në kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës apo dhe në lojërat Dimërore të 2026./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME