Categories Lajme

Sula në market në Rrogozhinë: Shqiptarët duan masa për të ulur çmimet

Deputeti i PD, Dashnor Sula deklaroi sot se shqiptarët duan masa për të ulur çmimet, nuk i ka marrë malli të shohin Ramën në televizor.

Deputeti i PD-së Sula ishte sot në marketet e Peqinit dhe të Rrogozhinës për të parë nga afër situatën e çmimeve në treg.

“Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet. Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta. Bosh.

U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë. Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien” tha ai.

Sipas, Sulës çmimet vazhdojnë të jenë të larta në Rrogozhinë.

“Situata është e trishtë në Peqin,dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar”, shprehet ai.

Po ashtu Sula publikoi tabelën e çmimeve duke bërë krahasimin sa ishin pak ditë më parë dhe sa janë sot.

Produkti          Ishte          Bëhet

Buka           80 lekë      100-110 lekë

Sheqeri       75 lekë         110 lekë

Miell           100 lekë       120 lekë

Vaji             180 lekë      300 lekë

Makaronat  75 lekë        90 lekë

Qumështi   140 lekë       160 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME