Categories Lajme

“Vëllai e babai ndërruan jetë, motra është shurdhmemece”, fatkeqësitë tronditëse të një familjeje

Një tjetër histori motrash vjen në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Irma vjen nga Irlanda, ndërsa Suzana nga Amerika drejt e në studion e programit “E diela shqiptare”  në Tv Klan për të surprizuar nënën e tyre. Vajzat janë nga një familje e madhe me 6 fëmijë, por babai i tyre ka ndërruar jetë vite më parë pas vdekjes së djalit më të vogël nga një lloj goditjeje cerebrale.

Irma: Nëna jonë është si gjithë nënat shqiptare,është martuar në moshë të vogël me babanë tonë, me 6 fëmijë, ishte një familje shumë e lumtur, pavarësisht vuajtjeve, mundimeve që kanë prindërit për të rritur fëmijët. Por vjen një çast dhe fatkeqësitë e zbehin pak lumturinë sepse kemi humbur vëllain më të vogël.

Ardit Gjebrea: Nga se ndodhi?

Irma: Nga aneurizma. Jetonim të gjithë bashkë në Greqi, ai erdhi nga puna dhe duke thënë “koka, koka”, nuk shkoi shumë…

Suzana: As 20 minuta.

Detyra më e rëndë për të njoftuar prindërit e tyre për vdekjen e vëllait i ra Irmës, së cilës iu desh të kthehej në Shqipëri për t’i lajmëruar, një kumt i hidhur që mundi t’ia jepte vetëm pas 4 ditëve. Megjithatë, nëna e tyre, Dituria gjeti forca për të vazhduar rritjen e fëmijëve, ndërsa meraku i saj më i madh është vajza invalide me të cilën jeton, Pema.

Suzana: Pema, kur lindi ishte fëmijë i rregullt dhe në moshën 3-4 muajshe u sëmur me temperaturë shumë të lartë dhe u shtrua në spital për 4 muaj rresht. Atje i bënë shumë gjilpëra në kokë dhe si përfundim, mbeti shurdhmemece dhe nuk shkoi në shkollë, kështu ishin rrethanat asokohe. Ishte shumë e vështirë edhe pse prindërit u munduan jashtë mase. Ishte një ngatërresë që nuk u pranua në shkollë, i dërguan telegram, nuk erdhi kurrë në dorën e prindërve./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME