Categories Lajme

Sulmi ndaj kancelarit të gjykatës, zbulohet një nga autorët që dhunuan Ledio Sulkuqin

Personat që shihni në këto pamje janë autorët e dyshuar të dhunimit të kancelarit të gjykatës Elbasan, Ledio Sulkuqi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në lagjen Aqif Pasha.

Dy të rinjtë me shkopinj në duar, pasi dhunuan kancelarin ecin me vrap drejt një makine tip Golf të parkuar në zonë dhe largohen në drejtim të paditur.

Top Channel ka publikuar pamjet e kamerës së sigurisë, e cila ka fiksuar lëvizjet e autorëve ndodhet rreth 100 metra larg banesës së kancelarit, ku ndodhi ngjarja.

Nga kqyrja e pamjeve të kësaj kamere, por edhe të të tjerave në zonë policia mundi të identifikojë një prej të dyshuarve  dhe ta shpallë atë në kërkim.

Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Usama Gashi nga Elbasani.

Policia dyshon se dhuna ndaj kancelarit lidhet me punën e tij në gjykatën e këtij qyteti.

24 vjeçari i shpallur në kërkim ka lidhje me një person me precedent të theksuar në Elbasan dhe dyshohet se ai të ketë urdhëruar sulmin ndaj kancelarit pasi ky i fundit nuk e ka njoftuar për një çështje gjyqësore të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME