Categories Lajme

Sulmohet furra e kosovarit në Serbi: Nuk kam pasur konflikte me asnjë

Mbrëmjen e djeshme, furra e bukës në pronësi të një kosovari ka rënë pre e një sulmi në Bela Crvka në Serbi.Një person është afruar pranë biznesit në pronësi të Lutfi Çollakut dhe i ka thyer xhamin. Ai është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që Ministria e Brendshme serbe ka njoftuar REL se e ka arrestuar të dyshuarin. Nuk dihen ende shkaqet e këtij veprimi ose nëse ka qenë akt racizmi.

Sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt. Gjatë kohës së sulmit ai ka qenë brenda në biznes së bashku me punonjësit e tjerë. Për mediat kosovare, Lutfi Çollaku është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë konflikte me asnjë.

Ndërkohë për portalin “Belocrkvanske novosti” fqinjët e tij thanë se nuk kanë pasur probleme me Lutfiun dhe se kanë qenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij. Ndonëse, në Serbi ka pasur më herët sulme të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME