Categories Lajme

Sulmuan një zyrtar malazez, arrestohen 3 shqiptarët në Mal të Zi

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia malazeze e Tivarit pasi akuzohen se kanë sulmuar dhe kërcënuar një zyrtar lokal të Administratës Tatimore të Malit të Zi. Dejan Drashkoviç po largohej nga Tivari drejt vendit ku jeton, me një makinë me targa serbe. Në atë moment, tre shqiptarë kanë ndaluar para tij me një mjet “Marcedez benz” me targa italiane.

Sipas mediave lokale, Drashkoviç ka deklaruar se shqiptarët kanë nisur ta fyejnë me fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe duke u përpjekur ta provokonin.

“Nuk kam reaguar dhe nuk kam dashur të debatoj me ta në vend, sepse sigurisht që do të çonte në një incident më të rëndë sepse pranë nesh ishin tre makina të tjera me targa shqiptare. Kam thirrur policinë dhe kam raportuar se çfarë ka ndodhur, dhe pak më vonë në Herceg Novi kanë ndalur Mercedesin, shoferi i të cilit më sulmoi dhe më provokoi, i morën në paraburgim dhe ua dorëzuan kolegëve nga policia e Tivatit”– ka thënë Drashkoviq për Vjestin. Ndërkohë 3 shqiptarët në paraburgim janë akuzuar për kërcënim të personit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME