Categories Lajme

Sulmues të armatosur bastisin spitalin ku mbahet foshnja e shpëtuar nga tërmeti në Siri (fotot)

Zyrtarët thonë se drejtori i spitalit dyshonte se një infermiere po fotografonte Aya-n e vogël dhe donte ta rrëmbente prandaj e kishte nxjerrë jashtë. Disa orë më vonë infermierja duket se u kthye e shoqëruar nga njerëz të armatosur.

Sulmues të armatosur kanë bastisur sot një spital në veri të Sirisë ku një bebe vajzë po merrte kujdes pasi ishte lindur nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar të familjes.

Zyrtarët thanë se sulmuesit kishin rrahur drejtorin e spitalit.

Mediat gjithashtu mohonin raportimet në mediat sociale se sulmi i natës ishte një tentativë rrëmbimi.

Aya ka qenë në spital që disa orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë e Sirinë. Nëna e saj vdiq teksa ishte duke e lindur mes tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë e Sirinë. Foshnja kishte ende kordonin e kërthizës kur u gjet. Babai i foshnjës dhe vëllezërit tragjikisht vdiqën në tërmet.

Zyrtari vendas fliste me kusht anonimati prej frikës së hakmarrjeve dhe shtoi se drejtori i spitalit dyshonte se një infermiere donte të rrëmbente fëmijën e mbetur jetime, pasi e pa duke i bërë foto.

Kur ai kishte përzënë infermieren e dyshimtë, ajo ishte kthyer e shoqëruar nga njerëz të armatosur që e kishin rrahur drejtorin.

Kur erdhën në spital, njerëzit e armatosur u thanë oficerëve të policisë se do të mbronin vajzën dhe se kërkonin drejtorin e spitalin sepse kishte shkarkuar nga puna miken e tyre.

Ata thanë se nuk ishin të interesuar për Aya, sipas zyrtarit.

Ndërkohë raportohet se janë disa njerëz që janë paraqitur si të afërm të foshnjës me pretendime të rreme, dhe kjo ka bërë që ajo të mbrohet nga policia vendase.

Aya së shpejti do të largohet nga spitali, sipas kushëririt të xhaxhait të saj, Saleh al-Badran i cili thotë se ajo do të rritet nga halla e saj, që ka lindur kohët e fundit dhe i ka mbijetuar tërmetit shkatërrimtar.

Punonjësit e qytetit sirian të Jinderis gjetën vajzën me flokë të errëta më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa gërmonin në rrënojat e ndërtesës ku jetonte familja e saj.

E varrosur nën beton, bebja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya.

Tërmeti shkatërrimtar dhe pasdridhjet që goditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë, sheshuan shumë qyteza duke i kthyer në fragmente betoni dhe metali të spërdredhur. Numri total i viktimave të tragjedisë ka arritur në 35,000 dhe pritet të rritet ende pasi kërkimet për trupa vazhdojnë.

Tërmeti shkatërroi dhjetra shtëpi në qytezën Jinderis, ku familja e Aya jetonte prej vitit 2018.

Babai i foshnjes Abdullah Turki Mleihan, me origjinë nga Deir Ezzour province, ishte larguar në 2014 pas ardhjes së ISIS në pushtet, tha Badran, një xhaxha i babait të Aya.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME