Categories Sport

Sulmuesit bëjnë diferencën, Man United fiton me spektakël ndaj Newcastle

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen e javës së 19’ ndaj Newcastle, por në fund ka arritur të fitojë me lehtësi me rezultatin 4-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Longstaff në të 17-ën, por Martial ka barazuar vetëm shtatë minuta më vonë me një gol që duhet të ishte pritur nga portieri. 18-vjeçari Greenwood ka shënuar golin e avantazhit për United në minutën 36’ me një predhë nga distanca përpara se Rashford të shënonte të tretin pak minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Martial ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij duke vulosur këtë fitore tepër të rëndësishme. United është ngjitur në vend të 7-të të tabelës me 28 pikë, katër më pak se Chelsea që mban vendin e fundit që të kualifikon në Champions League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME