Categories Sport

Super Inter, zikaltërit e mbyllin vitin me fitore të thellë!

Interi i Antonio Kontes mbyll vitin 2019 me një fitore të pastër 4-0 ndaj Xhenoas, duke lënë pas rezultatet jo bindëse të javëve të kaluara e duke arritur edhe një herë Juventusin në kreun e renditjes në Serinë A. Edhe pse me mungesa të shumta si të Lautaro Maritnos e Brozoviç, skuadra zikaltër nuk e kishte të vështirë përballë Xhenoas së drejtuar nga Tiago Mota. Miqtë bënë rezistencë në “San Siro” vetëm 30 minuta, pasi pastaj filloi spektakli i zikaltërve. Lukaku gjeti rrjetën me një goditje perfekte me kokë pas krosit të Kandrevas e pa kaluar mirë dy minuta, Galjardini dyfishoi shifrat duke bërë gjithçka të thjeshtë për skuadrën e Kontes.

Reagimi i Xhenoas ishte i dobët, e zikaltërit përfituan për të mbyllur ndeshjen kur Galjardini fitoi penallti dhe atë e ekzekutoi i riu Espozito. Në fund ishte përsëri Lukaku i cili vulosi golin e katërt, duke mbyllur diskutimet për këtë sfidë. Kështu, Interi kap Juventusin në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë në renditje, ndërsa për momentin ka golavarazh më të mirë se bardhezinjtë, por në teori është pas tyre nga ndeshja direkte. Ndërsa te Xhenoa pritet vetëm zyrtarizmi i shkarkimit të Tiago Motës, pasi ish-mesfushori nuk ka sjellë atë që pritej te skuadra e cila është zhytur pranë fundit të klasifikimit në Serinë A.

https://streamable.com/2c63l

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME