Categories Teknologji

Super ofertë për modelin e ri C 200 diesel: 40 000 Euro dhe pesë vite garanci

Nuk është thjesht modeli më i suksesshëm i Mercedes-Benz, por një model i përmirësuar vazhdimisht, deri në perfeksion. Dhe kur diçka është perfekte, ne e bëjmë më të mirë. Tani është momenti më i mirë për të ndryshuar gjërat dhe për të përfituar nga oferta dhe mundësitë fantastike. C 200 d në ngjyrë të bardhë dhe stilim standard, prodhim i 2019 dhe me 0 km, e përfitoni në ofertë për 40 000 Euro (përfshirë targa dhe TVSH) dhe të kurseni 10 940 Euro. Jo vetëm kaq! Përveç, çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, ne ju dhurojmë dhe 3 vite garanci shtesë. Në total, C-Class i ri mundësohet me 5 vite garanci dhe shoqërohet edhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës dhe nevojave tuaja.

C-Class i ri; Përmirësimi nuk njeh kufij

C-Class është modeli më i pëlqyer dhe më i shitur i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje që janë përmirësuar në maksimum në modelin e fundit. Moderi i ri C-Class (facelift) është përshtatur totalisht dizajnin e ri dhe modern të Mercedes-Benz, me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është tërësisht e re dhe përfshin gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experience, sistemet më moderne të asistencës dhe sigurisht me hapësira më të bollshme dhe komoditet maksimal. Modelet C-Class në ofertë janë të pajisura me motorë të rinj 200 diesel, të cilët gjernerojnë më shumë fuqi dhe janë më efikasë. Konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm dhe C 200 d konsumon në vetëm 4,5-4,1 litra/100 km.

Interiori: Elegancë, prestigj dhe luks

Interiori i C-Class të ri është një kënaqësi me vete, një kombinim fantastik i sensuales me sportiven. Materiale të cilësisë superiore, saktësi precize e përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timon i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit dhe shumë risi të tjera…

Financim deri në 90 % të vlerë së mjetit

Për ta bërë sa më të prekshëm për të gjithë ardhuruesit e modelit më të pëlqyer të Mercedes-Benz, oferta dhe garancia 5-vjeçare shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas preferencave dhe nevojave tuaja. Mundësitë e financimit për modelin C-Class në ofertë përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit, për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 3.9 % interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 10 % e vlerës së mjetit. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë dhe mundësi shlyerjeje me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME