Categories Lajme

SURPRIZA / Si i zuri ‘pritë’ kamarieri i Nju Jorkut, Bill Klintonit tek vila e Mehmet Shehut

EKSKLUZIVE / Teksa ish-presidenti Bill Clinton ka lënë Tiranën pak ditë më parë, të tjera detaje dalin nga vizita e tij në kryeqytet. Burime për JavaNews konfirmojnë një episod që ka ndodhur në ambientet e Vilës 30 në ish-Bllok, ku Clinton ka qëndruar mbrëmjen e 3 korrikut. Një “incident” i këndshëm ka surprizuar jo vetëm rojet e sigurisë, por edhe kreun e ekzekutivit shqiptar si dhe ish-presidentin amerikan.

Burime shumë të besueshme konfirojnë se një qytetar ka tentuar të takojë me çdo kusht Clinton pasi ka debatuar me rojet e Vilës 30. Ngjarja ka ndodhur paraditen e 4 korrikut, kur kryeministri Edi Rama ishte nisur drejt ambienteve ku ishte akomoduar Clinton, për ta përcjellë këtë të fundit në Rinas. Qytetari në fjalë ka pretenduar se e njeh ish-presidentin dhe se i duhej patjetër një përshendetje me të. Burimet theksojnë se rojet kane qenë të detyruara ta raportojnë “lart” ngjarjen ku për të është vënë në dijeni edhe vetë Rama. Ky i fundit ka kërkuar që qytetari ta presë jashtë vilës pasi ai vetë do të mbërrinte për pak minuta aty.  Kështu Rama pas takimit me të ka mësuar se ai ishte Arben Hysenaj nga Peja. Shqiptari nga Kosova që Bill Clinton e ka përmendur më tepër se një herë në fjalimet e tij. Së fundmi, në 3 korrik në Tiranë Clinton tha:

“Qysh kur kam lënë Shtëpinë e Bardhë, në New York një kamarier erdhi të merrte porosinë dhe pasi pa kush ishte aty, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë. Më pa dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë nuk e kishin idenë. Ishte shqiptar nga Kosova, kudo në Neë York gjen. Foli pak me njerëzit aty për jetën familjare, për çfarë kishte ndodhur”.

Ky ishte rrëfmi i ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë i cili e trajtoi këtë episod si një nga gjërat më të mrekullueshme që i ka ndodhur.

Lidhur me ngjarjen e 4 korrikut, burime diplomatike të besueshme konfirmuan për JavaNews se Rama ia siguroi takimin e shkurtër Arben Hysenajt dhe Bill Clintonit në vilën 30.

Rama dhe kamarieri u ulën në hollin e katit të parë duke pritur që ish-presidenti të zbriste. Kur më në fund Clinton u shfaq, teksa drejtohej për nga Rama dhe kamarieri, ndali një çast, picerrio sytë dhe iu drejtua kamarierit Hysenaj: Is that you?! (A je ti).  Po – iu përgjigj Hysenaj – kam ardhur nga New Yorku vetëm për t’ju takuar. Pas përqafimeve mësohet se presidenti Clintgon vijonte të ishte i habitur sesi kjo ishte e mundur.  Pas disa fotove të përbashkëta, Clinton nën shoqërinë e Ramës iu drejtuan Rinasit.

javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME