Categories Lajme

Surprizon moti ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shumta dhe vranësirave të pakta në territorin e Kosovës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do ti bëjnë më të dukshme vranësirat në Kosovë, por nuk pritet të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve të shumta në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të territorit.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim graudal të vranësirave në të gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore.

Rajoni dhe bota

Europa Lindore dhe Jugu i kontinentit në pjesën më të madhe do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Ndërsa Europa Qëndrore dhe Veriore do të dominohen nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në Qëndër të kontinentit. Skandinavia do të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME