Categories Sport

“Sytë dhe zemrën te ju”, Tifozëria nuk e harron Kombëtaren, banderolë unike në “Air Albania”

COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve kuqezi të ishin të pranishëm në “Air Albania”, nuk do të jenë as me numër të reduktuar duke bërë që sfida me Anglinë të mos ketë as ngjyra e as zë. Kjo është humbja më e madhe në një përballje të tillë, me tifozë në stadium edhe lojtarët do të ishin më të karikuar, por ky është një diskutim i mbyllur tashmë.

Në pamundësi për të mbështetur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit grupimi më i famshëm i përfaqësueses, Tifozët kuqezi, kanë gjetur një zgjidhje origjinale për të motivuar sado pak të besuarit e Edy Reja.

Ata kanë vendosur një banderolë me mbishkrimin: “Sytë dhe zemrën te ju”, me shpresën që Shqipëria të arrijë një rezultat pozitiv në këtë përballje me Anglinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME