Categories Lajme

Sytë e ënjtur! Ushqimet që i shkaktojnë dhe ato që ju vijnë në ndihmë (Foto)

Edhe pas një nate me gjumë të mirë sërish sytë tuaj ndjehen të lodhur dhe të ënjtur.

Shpesh herë fajtor për këtë mund të jetë ushqimi që keni konsumuar. Ja disa ushime që ndikojnë negtivisht në shëndein e syve tuaj.

-Ushqimi i konservuar si pula dhe fasulet e zeza kanë shumë natrium në to i cili përdoret për procesin e konservimit. Kjo ndikon në disa çështje shëndetësore, mes tyre dhe entja e syve. Prandaj, para se të hani ose gatuani ato, shpëlajini tërësisht për të hequr natriumin e tepërt.

-Domatet i përkasin grupit të bimëve që përmbajnë solaninë. Solanina dihet se shkakton inflamacion dhe enjtje.  Kështu që nëse rregullisht keni sy të fryrë, provoni të hiqni domatet nga menyja juaj. Nëse enjta zbehet, ju keni identifikuar fajtorin.

-Nëse jeni alergjik ndaj grurit, elbit ose thekrës, ose jeni intolerant ndaj glutenit, ngrënia e ndonjë gjëje të bërë nga këto gjëra mund të shkaktojë fryrje. Në këto raste do të duhet t’i thoni lamtumirë produkteve me bazë gruri dhe të gjeni alternativa të tjera.

-Intoleranca e laktozës është më e zakonshme nga sa mund ta imagjinoni.  Nëse jeni lergjikë ndaj qumshtit, hiqni dorë prej tij

-Sheqeri është një nga ushqimet më inflamatore të imagjinueshme. Shkakton inflamacion në të gjithë trupin, por rreth syve është më e dukshme sepse lëkura atje është e hollë dhe e prirur për t’u ënjtur. Gjithashtu, kufizimi i sheqerit ose shmangia plotësisht e tij ka shumë përfitime të tjera shëndetësore. Sheqeri artificial ose ëmbëlsuesit janë gjithashtu po aq të rrezikshëm kur bëhet fjalë për shkaktimin e fryrjes.

-Ashtu si domatet, specat djegës kanë solaninë, ato përmbajnë gjithashtu një përbërës të quajtur capsaicin i cili mund të bëjë që indet të digjen dhe të inflamohen. Dhe ky inflamacion i lehtë mund të ndodhë rreth syve tuaj.

Ushqime që parandalojnë sytë e fryrë

Majdanozi ndihmon veshkat në shpëlarjen e lëngjeve të tepërta nga trupi. Prandaj, nëse rregullisht keni sytë e fryrë në mëngjes, përpiquni ta përfshini këtë në vaktin tuaj.

Nëse qeset e syrit janë një problem i rregullt për ju, filloni të hani bollgur për mëngjes.

Vezët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjeve të zorrëve, duke zvogëluar enjtjen.

Avokadot mund të ndihmojnë në heqjen e enjtjes të syrit duke i aplikuar ato nga jashtë. Pritini feta të saj dhe  vendosini mbi sytë tuaj për rreth 10 minuta.

Vendosja e feta të ftohtë të kastravecit mbi sytë tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të freskuar sytë e lodhur dhe për të hequr qeset e syve gjithashtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME