Categories Lajme

“Ta dini ju çfarë kemi hequr ne…”, zbardhet dëshmia e vajzës së mbijetuar në Kombinat, trupi i Anisës u lye me vaj dhe uthull, babai i tyre dyshohet se…

Detaje trònditëse dalin në jetë nga vetëflijimi i nënës së bashku me dy vajzat e saj në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku për pasojë humbën jetën dy prej tyre, ndërsa e reja tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre, ndërsa Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të mungesës së ushqyerjes së saj.

Mësohet se pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish. Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdèkjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës, i cili dyshohet se ishte themeluesi i degës së jehovait bë Përmet, por nuk dihet ende nëse ndarja e tij nga jeta ka ndodhur përmes vetëflijimit. Sipas dëshmive edhe nga grupi i hetimit, e para që ka ndërruar jetë ka qenë Anisa, pasi trupi i saj është gjetur i dekompozuar, ndërsa ajo është mbajtur në banesë, në pritje të rikthimit të saj në jetë. Si pasojë e mungesës së vazhdueshme të ushqyerjes, që u konfirmua dhe nga drejtori i Policvisë së Tiranës Rebani Jaupi, vetë Zhaneta dhe Blerta, po ashtu kanë kaluar ditë të vështira, që kanë çuar në humbjen e jetës së njërës prej tyre.

Mbetet ende e papërcaktuar sesa kohë është mbajtur trupi i pajetë i Anisës në banesë, ndërsa kanë qenë të afërmit ata që kanë ngritur alarmin në Polici, që Zhaneta nuk i hapte telefonin. Sipas dëshmive të fqinjve, 56-vjeçarja kishte debatuar dhe me të motrën e saj kur i kishte ardhur për vizitë pak kohë më parë, të cilën nuk e kishte lejuar që të futej brenda. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës ajo e ka fshehur faktin që Anisa ka ndërruar jetë, dhe kur e pyesnin për të shprehej se ajo ishte duke fjetur gjumë apo në dhomën tjetër. Sipas drejtorit të Policisë në banesën e tyre janë gjetur disa libra me përmbajtje fetare të cilat do të analizohen, ndërkohë që do të mbikqyren dhe kompjuterat dhe telefonat që u gjetën brenda banesës. Nga ana tjetër fqinjët e familjes Josifi shprehen se ato ishin model, dhe se vajzat punonin përpara pandemisë dhe kanë qenë me arsim të lartë. Në muajt e fundit dy vajzat nuk kishin dalë pothuajse fare nga banesa e tyre, ndërkohë që Zhaneta kishte rënë ndjeshëm në peshë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME