Categories Showbiz

Ta ka sjellë gruaja në majë të hundës? Qytetari: Jemi malokë!

Divorcet janë një prej plagëve më të rënda të shoqërisë së sotme. Megjithatë është një realitet dhe në lidhje me këtë gazetari i emisionit “Stop” ka realizuar intervista me qytetarët e Tiranës. Këta të fundit janë përgjigjur në mënyra të ndryshme për divorcet dhe jo vetëm. Ata kanë treguar shkurtimisht nëse kanë pasur probleme në jetesën me partnerin/en.

Si iu përgjigjën qytetarët pyetjeve të ndryshme: Ta ka sjellë ndonjëherë burri në majë të hundës? Nganjëherë në të rrallë! Duhet të tolerosh ndonjëherë, jeta nuk është fushë me lule. Ka llafe shtëpia edhe të mira edhe të këqija.
Do ta falje burrin nëse do të tradhtonte? Jo! Pse nuset e reja nuk i duan vjehrrat? Do të bëhen pishman më vonë ato.

Ta ka sjellë ndonjëherë gruaja në majë të hundës? Asnjëherë. Jo, jo asnjëherë. Ne jemi malokë, nuk na sjellin gratë ashtu. Të të fusë gruaja këmbët në një këpucë edhe e shikon ti! Jo, nuk ndodh ashtu se e kam këmbën e madhe unë. Po vjehrrat janë një arsye divorci? Varet nga vjehrra! Jo mo jo, unë kam dy vjehrra. Ç’hyn vjehrra këtu. s’ka lidhje fare. Shkoj normale me vjehrrën, shumë OK. Edhe ato influencojnë shumë. Varet në ç’familje me taban vjen gruaja. Vjehrrat janë artiste, shyqyr që i kemi. Përkundrazi e kam konsideruar si nënën time.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME