Categories Lajme

Tahiri: Nuk është drejtësi e plotë, gjykata më dënoi vetëm se disa kushërinj me përmendnin emrin

“Policia gjatë kohës që unë kam qenë ministër ka bërë dhe ka kallëzuar edhe këta që thonë se janë bashkëpunëtorët e mi. Dhe ata që akuzoheshin se bënin trafik as kanë qenë në detyrë në policinë e vlorës. Këto e gënjështra të tjera nuk i thash kurrë në publik, deri ditën e vendimit të gjykatës. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri drejtësia italiane, sic ndodhi edhe këtu.

Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. D o më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani.

Gjykata tha se unë kam shpërdorurar detyrën. Me aq sa u lexua në sallë, vendimi kishte të bënte me faktin që kishin përmendur emrin tim disa kushërinj të mi. Dhe me faktin që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit. Unë uroj të mos jenë këto argumentet, ndaj po pres ta lexoj, të shoh cilin ligj konkretisht kam shkelur duke shpërdoruar detyrën që mu caktua dhe besua. Në kulturën time një vendim gjykate, nuk komentohet, vetëm ankimohet, për më tepër që vendimi nuk është zbardhur dhe më takon ta ankimoj sa të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dhe ende nuk mendoj se është bërë sic mendoj se më takon. Jam i bindur që nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën që mu besua në asnjë sekondë, e kam bërë me shumë pasion bashkë me ekipin tim e shndërruam policinë nga një institucion të degraduar në institucion të mirëfilltë, luftuam krimin me rekorde të pamenduara ndonjëherë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Divjakë/ U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, 6 në pranga

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Beach bar” pa leje në Karaburun/ Nis shembja e objektit, në pranga njëri prej ndërtuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME