Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka dhënë detaje për takimin me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan. “Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, rajon dhe prespektivën e bashkëpunimit.
Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit.Folëm për rëndëisnë që ka jo vetëm për sigurinë dhe paqen, po kështu edhe për demokracinë lufta kur kundër korrupsionit por edhe për faktin se i gjithë rajoni po përjeton nj nevojë të ngutshme për rikthimin e demoracisë.
Kjo situatë është produkt i autokratëve të Ballkanit që për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar demokracinë, siç janë zgjedhjet e lira, duke cituar ato të 25 prillit dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë kauzës sonë për të pasur politikanë të pasur. Shpjegova edhe vettingun e politikanëve. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk është çuar para drejtësisë asnjë politika i nivelit të lart apo bos., ndaj edhe vettingu i politikanëve,” tha Basha.
