Categories Politike

Takimi Merkel-Vuçiç: Kancelarja gjermane gati “planin për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin.

Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

Ndërkohë të thirrura në burimet e tyre, mediat serbe raportojnë se në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, raporton ‘blic.rs’, transmeton Gazeta Express.

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’i kushtohet çështjes së të dërguarit të ri të BE-së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vuçiç mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’i udhëheq Miroslav Lajcak”, ka thënë ky burim.

Megjithatë nga BE-ja i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqësuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit.

E në një përgjigje të para pak ditëve nga Qeveria Gjermane është thënë që çështja e emërimit të një Përfaqësuesi Special të BE është në dorën e Josep Borellit./GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME