Categories Lajme

Takoi Presidentin e KE, Rama zbardh çështjet e nxehta që diskutuan

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u shpreh se në javët e ardhshme, në tryezën e KE do të shtrohen diskutimet për zgjerimin e BE. Ai u ndal në tre shtyllat kryesore, ku sipas tij, duhet të përqendrohen debatet dhe të cilat duhet të zhvillohen. “Shtylla e parë: domosdoshmëria për vendet evropiane, që kryetarët e qeverive të bien dakord cilat do të jenë reformat për zgjerimin dhe çfarë tip zgjerimi duan që të ketë.

Pika e dytë: siç e dini, KE para verës bëri propozime në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe përsëri do ta kemi këtë debat… KE duhet të jetë e qartë për orientimin që do të bëhet, dhe do të bëjmë një dialog të fortë për këtë, dhe unë do të inkurajoj afrimin e pikëpamjeve dhe do të inkurajoj KE që të marrë një vendim.

Pika e tretë, që për mua është themelore: thirrja dhe mobilizimi që duhet të bëhet në tryezën e KE për një pakt arritjesh që do të mobilizojë të gjitha sferat për zhvillimin ekonomik. Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt BE dhe është bindje e fortë”.

Ai u shpreh se duhet të punojnë së bashku për të diskutuar lidhur me këto tema, dhe për të arritur në përfundime të kënaqshme.

Nga ana tjetër, Rama zbuloi disa nga pikat kyçe që ka diskutuar në takimin me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Kryeministri tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe reformat e bëra në Shqipëri, dhe ato që duhet të bëhen, në procesin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte kënaqësi që u takuam sërish me Presidentin e KE, herën e shkuar në rolin e kryeministrit të Belgjikës, si një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe një personalitet i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Diskutuam gjerësisht, do vazhdojmë të diskutojmë edhe pas konferencës.

Dua ta falenderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit.

Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çka është arritur deri këtu, çka duhet arritur më tutje dhe njëkohësisht edhe me mbi diskutimin e brendshëm ne BE për atë që tanimë njihet si metodologjia e re e zgjerimit dhe në tërësi. Më vjen shumë mirë që Presidenti i KE ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin, jo vetëm në funksion të procesit të integrimit, por edhe në funksion të fuqizimit, bashkëpunimit rajonal dhe të një qasjeje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik e social të rajonit”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME