Categories Lajme

Taksistët mashtrojnë emigrantët afgan, u nisën për në Shkodër por i çojnë në Vlorë

Thonë se ishin nisur nga Tirana dhe destinacion kishin Shkodrën, prej nga ku do të synonin Malin e Zi dhe më tej vendet e BE.

Por ky grup prej 20 emigrantësh nga Afganistani u gjet i braktisur nga taksistët e ashtuquajtur të klandestinëve në autostradën Fier-Vlorë.

Emigranti afgan: Ne ishim në kamp në Tiranë. Morëm një taksi për të shkuar në Shkodër. Taksia na solli këtu dhe na tha që këtu është Shkodra. Më pas taksia iku.  Ne i thamë shoferit të taksis se duam të shkojmë në Shkodër. Ishin tre taksi, ato na sollën këtu. Kemi paguar 700 euro. Jemi nga Afganistani. Këtu kemi një javë, kemi qëndruar në kamp në Tiranë. Tani duam të shkojmë në Shkodër.

Mes tyre kishte gra e fëmijë.

Thonë se kishin një javë në Shqipëri dhe do të synonin vendet e BE për një jetë me mirë, por në këtë rrugë po përjetojnë edhe drama familjare, si kjo 19 vjeçare.

Emigrantja afgane: Unë jam 19 vjeçe. Kam mbetur vetëm. Nëna mbeti në Iran dhe babai e vëllai në Greqi. Po ikim drejt Europës për një jetë më të mirë.

Tentativat e trafikimit të klandestinëve përmes Shqipërisë duket se janë intensifikuar!

Policia e Korçës ka arrestuar 9 persona në kërkim pasi u kapën duke transportuar 27 emigrantë.

Një tjetër është shpallur në kërkim, pasi gjatë ndjekjes së policisë kreu manovra të rrezikshme duke plagosur dy emigrantë dhe arriti të largohet.

Kryesisht emigrantët synojnë Malin e Zi, por javët e fundit një trend në rritje vihet re dhe drejt Kosovës.

Sipas Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion të Kosovës ,më shumë se 300 persona, kryesisht nga Siria, gjatë janarit të vitit 2020, kanë hyrë në Kosovë dhe kanë kërkuar azil, pas hyrjes në mënyrë ilegale nga territori i Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME