Categories Sport

Tare kërkon më shumë nga ekipi: Më pëlqen modeli anglez dhe gjerman

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është një nga njerëzit më të rëndësishëm në klub dhe padyshim një pjesë e madhe e meritës për ecurinë e kryeqytetasve në këtë sezon i takon edhe atij. Pas triumfit në Superkupë ndaj Juventusit, Tare mendon se skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë por ka nevojë për mbështetjen nga publiku dhe të luaj në një stadium plot si ndodh në Angli apo Gjermani.

“Për të arritur aty ku duam duhet të bëjmë të gjithë një hap para. Nuk flas vetëm për skuadrën, por edhe ambientin sepse djemtë kanë nevojën për mbështetjen e publikut. Jemi akoma larg nga ajo çfarë meriton ky grup. Është një rrugëtim i gjatë, ne duhet të kërkojmë gjithmonë të bëjmë më të mirën dhe të nderojmë fanellën.

Dhe pak nga pak, njerëzit do e kuptojnë dhe do kthehen të jenë prezentë. Mua më pëlqen shumë modeli i Anglisë dhe Gjermanisë, pavarësisht orarit që luhet stadiumi është gjithnjë plot. Edhe kundër skuadrave të kategorisë së tretë. Duhet të përmirësohemi sepse ka shumë mundësi, do të kemi shumë beteja për të përballuar”, u shpreh Tare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME