Categories Lajme

Tarifat amerikane godasin të famshmin djathin ‘Parmigiano’. Provokimi nga Franca: Të taksojmë Coca Colën

“Një tarifë prej 25% do tju vendoset disa mallrave ‘Made in Italy’ dhe sipas listës së publikuar në faqen e internetit të Zyrës së Përfaqësuesit Amerikan të Tregtisë, produktet italiane të prekura nga tarifat e reja janë ‘Pecorino Romano’, ‘Parmigiano Reggiano’ dhe ‘Provolone’ kurse vaji i ullirit dhe ‘Prosecco’ do të ruheshin, të paprekura nga tarifat deri në pritje të listës përfundimtare.

Ai që duket se tallet me gjithë situatën është ‘Airbus’, kompania prodhuese europiane e avionëve, prej së cilës lindi gjithçka; ajo është rritur në tregun e aksioneve në Paris me 4%.

Organizatës Botërore të Tregtisë, si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve të paligjshëm të linjës ajrore ‘Airbus’, i dha të drejtë SHBA t’u vendosë tarifa mallrave të Bashkimit Evropian.

Por pikërisht nga Franca vjen një propozim provokues, si përgjigje ndaj tarifave të Trump.

“Pse mos ta taksojmë edhe ne Coca-Cola-n?” – ka pyetur dhe provokuar njëherazi Presidenti i një shoqate për mbrojtjen e djathrave të rajoneve franceze, ‘Fromage de Terroirs’, Vèronique Richez-Lerouge, sipas të cilit, viktimat e para të tarifave të reja  mbi produktet evropiane do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Lista e tarifimeve të reja të SHBA-së përfshin gjithashtu uiskin skocez, verërat franceze, djathin zviceran ‘Emmental’ dhe shumë produkte të veshjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekspertit italian Ivano Vacondio, vitin e kaluar u eksportuan në SHBA  220 milion euro djathëra të fortë dhe 75 milion euro liker. Me tarifat plus 25%, tkurrja e eksporteve me tregun amerikan do të ishte në 15%.

“Produktet italiane që do të preken më shumë nga tarifat amerikane janë  Parmigiano Reggiano dhe Grana Padano me një vlerë eksporti prej 150 milion eurosh në vitin 2018 dhe me një rritje prej 26% në gjysmën e parë të këtij viti.

Për konsorciumin Parmigiano, tarifat do të rriten nga aktualisht 2.15 dollarët për një kilogram, në rreth 6 dollarë për një kilogram. Për konsumatorin amerikan, nga 18 tetori, çmimi i djathit të famshëm Italian mund të rritet nga 40 dollarë për kilogram aktualisht në mbi 45 dollarë për kilogram.

Organizata Botërore e Tregtisë, e cila për shumë vite i ka trajtuar SHBA shumë keq në frontin e tregtisë për shkak të tarifave, barrierave dhe më shumë, tani i ka dhënë asaj një premio prej 7.5 miliardë dollarë kundër Bashkimit Europian.

“Lufta e tarifave po na vë në provë të vështirë” – tha kryeministri italian Giuseppe Conte, duke shtuar se tarifat rrezikojnë të dëmtojnë perspektivën ekonomike. Ne do të bëjmë gjithçka për të kufizuar dëmet.

Para pak ditësh, Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, I cili ndodhej në Itali për një vizitë 4 ditore, iu dhurua pa protokoll nga ana e një gazetare, një cope djathi Parmigiano, me porosinë që tja çonte Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME