Një vendim i fundit është marrë nga qeveria japoneze, lidhur me vaksinimin e qytetarëve. Mësohet që me qëllimin e përshpejtimit, tashmë autoritetin për të vaksinuar e kanë marrë edhe farmacistët. Lajmi u bë me dije nga anëtari i Kabinetit Përgjegjës për vaksinat COVID-19, Taro Kono, i cili në një konferencë për shtyp tha se po shihet mundësia që farmacistët jenë në gjendje të vaksinojnë.
Në Japoni, filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në shkurt dhe personave mbi moshën 65-vjeç në prill. Agjencia Kyodo raportoi se 3% e popullsisë së vendit me 126 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani, përqindje e cila është më e ulët midis ekonomive të zhvilluara.