Categories Lajme

Tatimet kontrolle në 1574 biznese, bllokojnë dhjetëra subjekte, rreth 26.7 milionë lekë gjoba

758 biznese janë konstatuar në shkelje të legjislacionit tatimor vetëm gjatë periudhës 1-15 nëntor.
Nga të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 1574 subjekte, ku janë vendosur rreth 26.7 milionë lekë gjoba.

Moslëshim i kuponit tatimor dhe mosregjistrim në organet tatimore janë edhe dy ndër shkeljet kryesore të evidentuara nga kontrollet në terren të Administratës Tatimore.

Më konkretisht, sipas DPT-së:

12 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.
148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.
102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë janë edhe qytetet kryesore ku janë përqendruar kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor./scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME