Categories Lajme

Tatimet, plan masash për sezonin turistik 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur zbatimin e planit të masave për sezonin turistik 2021.

Ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.), për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Duke parashikuar një sezon turistik të çliruar nga situata e pandemisë, administrata tatimore iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Shumë nga subjektet, pjesë e këtij sektori, kanë përfituar nga lehtësimet fiskale pjesë e programit qeverisës dhe në një situatë të tillë duhet të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të legjislacionit tatimor.

Administrata tatimore bën të ditur se pas takimeve informuese pranë çdo drejtorie rajonale do të vijohet me verifikime dhe monitorime në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në administratën tatimore, për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport, për kuponin tatimor apo faturën tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.

Po ashtu, sipas DPT-së, kontrollet do të jenë edhe për regjistrimin e të gjithë punonjësve të angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm, respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jofiskalë, për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME