Categories Lajme

Taulant Balla paditet në Gjykatën e Tiranës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paditur në Gjykatë nga Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj.

ABC News raporton se kallëzimi është bërë në Gjykatën e Tiranës nga Lushaj dhe Gjomakaj, të cilët kërkojnë 2 milionë Lekë dëmshpërblim nga deputeti socialist.

Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj u përmendën nga Taulant Balla në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan më 11 Tetor, kur po diskutohej për video-përgjimin e Fredi Alizotit dhe dosjen “Babalja”.

Deputeti Balla i quajti Sali Lushajn dhe Avdyl Gjomakajn “anëtarë të bandës së Sali Berishës”.

(Video: Deklarata e deputetit të PS në emisionin “Opinion” më 11 Tetor, kur përmend Sali Lushajn dhe Avdyl Gjomakajn)

Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandës së Sali Berishës. Anëtar i bandës së Sali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandës së Sali Berishës, Avdyl Gjomakaj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtar të bandës së Sali Berishës….“, tha Taulant Balla ndër të tjera gjatë lidhjes telefonike me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME