Categories Lajme

Whatsapp po përgatit ndryshimin dhe ju nuk do ta pëlqeni

Whatsapp është një prej aplikacioneve më popullorë në të gjithë botën. Kompania duket se po përgatit një përditësim të ri për këtë aplikacion, që mesa duket përdoruesit nuk kanë për ta pëlqyer. Ka të bëjë me mesazhet, dhe sipas informacioneve më të reja nga faqet teknologjike, përdoruesit do ta kenë më të vështirë të fshijnë mesazhet e padëshirueshme.

Konkretisht, rreth 1 vit më parë Whatsapp aplikoi opsionin e fshirjes së mesazheve që mund të keni dërguar gabimisht, përmes komandës “fshij për të gjithë”. Nga momenti që ju e fshinit, kalonte 7 minuta që Whatsapp të përpunonte informacionin deri sa mesazhi të eliminohej përfundimisht. Në muajin Mars, Whatsapp e zgjati këtë afat kohor duke e shtyrë në 60 minuta përpunimin e fshirjes së një mesazhi të padëshiruar. Kurse tani po synon që këtë kohë ta zgjasë në 13 orë, 8 minuta e 16 sekonda.

Ky është një lajm i keq për përdoruesit e Whatsapp. Nëse jepni komandën “fshije për të gjithë”, ky mesazh do të qëndrojë aty për 13 orë dhe nuk do të “zhduket” menjëherë. Nëse marrësi i një mesazhi të gabuar e ka të fikur telefonin kur dërguesi i jep komandën “fshije për të gjithë”, do të jetë në gjendje ta shohë nëse e hap telefonin brenda 13 orëve, por jo më shumë.

Megjithatë, duket e pamundur që në ditët e sotme dikush të mbajë telefonin fikur për 13 orë. Ky përditësim që pritet të bëjë Whatsapp, vjen si pjesë e ndryshimeve të menaxhimit të bisedave të mëparshme. Në Shtator kompania njoftoi se do të fshijë bisedat dhe fotot apo videot e arkivuara prej më shumë se 1 viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME