Categories Lajme

Të afërmit rrëfejnë detaje nga ngjarja e trishtë, tregojnë gjendjen e gruas dhe vajzës

Kishin ardhur për ta rregulluar shtëpinë. Në të njejtën kohë edhe për t’i vizituar familjarët e tyre. Por kthimi për në Zvicër nuk ju shkoi ashtu siç e menduan pesë anëtarët e familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë i Ferizajt. Teksa po kalonin nëpër Gjermani me veturën e tyre goditën një kamion, ku si pasojë e kësaj goditje ndërruan jetë tre meshkuj të kësaj familje shqiptare.

Kurse të lënduara rëndë mbetën nënë e bijë, por jashtë rrezikut për jetën. Një ditë më vonë familja e tyre në Rahovicë ka hapur dyert për ngushëllime. Familjarët shprehën të pikëlluar nga kjo ngjarje e trishtë që iu ndodhi atyre. “Aksidenti ka ndodhur. Zaimi me Florën kanë ndërruar jetë. Bleoni deri sot në mëngjes ka qenë me shenja jete, por fatkeqësisht edhe ai sot në mëngjes ka ndërruar jete. Bashkëshortja dhe vajza janë jashtë rrezikut për jetë. Vajza ka veç thyerje, të dy këmbët i ka të thyera”, ka thënë Behgjet Krasniqi, familjar i tyre.

Krasniqi tregon se ata ndodheshin në Kosovë prej javësh. Të pikëlluar nga ajo çka ndodhi janë edhe bashkëfshatarët. Ali Maliqi kryetar i fshatit Rahovicë thotë se e kanë përballuar rëndë këtë lajm dhe shpreson që të jetë i fundit. “Unë si kryetar i Fshatit dhe në përgjithësi krejt fshati e kemi ndjerë këtë rast jo mirë. Dashtë Zoti të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë kryetari i fshatit.

Maliqi thotë se ky rast i ka tronditur shumë edhe për shkak se rastet e tilla janë të rralla në fshatin e tyre. Të prekur nga ajo se çfarë ka ndodhur janë edhe nga Komuna e Ferizajt. Kthimi i tri kufomave në Kosovë pritet të bëhet gjatë ditës së hënë. Pas kthimit të trupave të pajetë do të organizohet edhe ceremonia e varrimit në vendlindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME