Categories Lajme

Të akuzuar për pastrim parash, GJKKO dënon me 21 vite burg kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 dhe 10 vite burg dy bashkëpuntërorët e Rezart Taçit të arrestuar me dyshimin se tentuan të pastronin në Shqipëri 18 milionë euro të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Gjykata dënoi me 10 vite burg Bledar Lilon dhe me 11 vite heqje lirie Artur Ballën. Ndërsa biznesmeni Rezart Taçi vijon të jetë në kërkim.

Sipas SPAK ata akuzohen se pastronin në Shqipëri miliona euro të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”.

SPAK kërkoi dënimin me 13 vite burg për Ballën, por për shkak se procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit me një të tretën dhe u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg.

Ndërsa për Lilon, SPAK kërkoi dënimin me 12 vite heqje lirie edhe ndaj tij është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë dënimin me 8 vite heqje lirie.

Çështja për biznesmenin Rezart Taçi, që është shpallur në kërkim ndërkombëtar është veçuar. Ndërsa shume praj 18. 4 milionë euro që ishin transferuar në Shqipëri për t’u pastruar dhe që i përkisnin mafias italiane u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit shqiptar.

Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kiriminal i mafias italiane, shumë e cila u sekuestrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dy vite më parë.

Sipas SPAK transferta e paligjshme e parave drejt vendit tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi. Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME