Categories Lajme

“Të bëhemi kampionë të turizimit dhe energjisë në Ballkan. E treta është…”, Fevziu ‘ndërpret’ Ramën: Të thashe dy jo tre

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dy prioritetet e qeverisë së re janë ta bëjnë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe energji.

Në momentin që Rama nisi të fliste për një prioritet të tretë, ai u kujtua që pyetja e moderatorit Blendi Fevziu ishte për dy prioritete dhe jo tre, gjë të cilën ja rikujtoi dhe Fevziu.

Pjesë nga biseda:

Rama: Do të thotë që ne kemi punuar përreth një viti për të hartuar një program për fëmijët, duke pasur parasysh faktin që fëmijet kanë pak hapësira përtej asaj të shkolës, për t’i përfshirë në më shumë aktivitete. Këtu kemi parasysh të gjithë nxënësit e shkollave elementare. Është program kompleks, që do të kërkojë angazhimin e të gjitha institucioneve.

Pakënaqësi për qeverisjes por nuk keni ndryshuar pothuasje asnjë? Ajo që kam shprehur unë për nevojën e një transformimi të ri të PS dhe kalimin në një stad tjetër, nga një parti të pakonkurrueshme për momentin, në një parti që krijon kushtet për barazi për të përfshirë edhe ata jashtë saj. Kjo është ccështje e një kulture 30 vjeccare. PS është shumë ndryshe nga të tjerat, përsëri ka shfaqur disa sindroma të njëjta.

Besoj se prioritetet tona janë shumë të sakta. Kjo skuadër të shkojë në parlament aty ku do të shpalosen. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Këto nuk janë dëshira te ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër, por bazohet te puna që kemi bërë. E treta është… apo deshe 2 ti.

Fevziu: 2 jo 3. FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME