Categories Lifestyle

Të flirtosh në kohën e Covidit, 850 euro për 8 orë leksion

Të flirtosh në kohën e Covidit, 850 euro për 8 orë leksion Personat e padashuruar në Berlin po hasin vështirësi gjatë pandemisë. Disa prej tyre po marrin mësime si të flirtojnë dhe të takojnë të tjerët në këtë kohë të distancave fizike.

Nuk është e lehtë të flirtosh në kohën e pandemisë, sidomos kur pengesat si maskat e fytyrës apo distancimi social e bëjnë të vështirë marrjen e sinjaleve nga personi tjetër. Por instruktorja gjermane e flirtimit, Sofia Lirenfeld, ka ndihmuar me mijëra njerëz t’i kalojnë këto vështirësi dhe të gjejnë partnerin që duan. Nxënësi i saj më i ri është Kristiani, një specialist informatike i ndarë rishtas nga e dashura.

“Për momentin, më duket sikur nuk di t’i qasem të tjerëve, për shkak të maskave, distancave. Më parë i afrohesha kujtdo vajze që kisha interes dhe i tregoja se më pëlqente. Tani nuk e bëj dot këtë, sepse distancat janë të rëndësishme.” Kursi i flirtimit kushton rreth 850 euro për 8 orë leksione joshjeje dhe sjelljeje me partnerin.

Sofia, përveçse instruktore, është edhe këngëtare dhe aktore. Unë punoj kryesisht me flirtimin e natyrshëm, pra si të relaksohesh, të mos i dorëzohesh frikës. Pastaj gjërat ndodhin vetvetiu, nuk ke pse i mendon. Kështu ka qenë gjithmonë, është natyra jonë, dhe maskat këtë nuk e ndryshojnë.”

Nxënësi i saj, Kristiani, sapo është zhvendosur në Berlin dhe po kërkon shpirtin e vet binjak.  Edhe të rrish vetëm, i vetmuar, është shumë keq. Do më pëlqente kontakti njerëzor…” Situata me pandeminë në Gjermani mbetet e rënduar, dhe nga e mërkura deri më 10 janar, do të hyjë në fuqi një izolim më i rreptë i popullatës, me përjashtim të periudhës së Krishtlindjeve. Mbi 25 mijë gjermanë kanë rënë viktima të koronavirusit, dhe gati 1 milion e gjysmë janë infektuar prej tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME