Categories Politike

Të gjithë urojnë “Maqedoninë e Veriut”: Fund një prej grindjeve më të vjetra në Ballkan

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, mbrëmjen e së premtes, në drejtim të udhëheqësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë mbërritur përgëzimet e përfaqësuesve më të lartë të shteteve apo organizatave botërore.

Urimin e parë, për votimin që ndryshoi emrin e fqinjit tonë bazuar në marrëveshjen e Prespës së nënshkruar me palën greke, e dhanë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn.

“Në emër të Bashkimit Europian, urojmë me gjithë zemër Kuvendin për hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Udhëheqësit politikë dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike, për zgjidhjen e një prej grindjeve më të vjetra në rajon, e në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së”, thanë zyrtarët e unionit.

Maqedonia ndryshon emrin, miratohen me 81 vota amendamentet kushtetuese

Më tej uroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili prej disa muajsh ka deklaruar se miratimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën perëndimore.

“NATO e përkrah fuqishëm implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, që është kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, është shprehur Jens Stoltenberg.

Por, nuk munguan as reagimet nga Greqia, vendi kryesor me të cilin u arrit marrëveshja dhe që e pengonte prej dekadash në rrugën e integrimit euroatlantik, e që tashmë merr stafetën për të ratifikuar edhe ajo në Parlamentin helen të njëjtën marrëveshje, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

“Kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotin Zaev për mbarimin e suksesshëm të procesit të rishikimit të Kushtetutës së Maqedonisë, bazuar në Marrëveshjen e Prespës”, thuhet nga zyra e kryeministrit grek.

Ndër urimet e tjera janë edhe ato të ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, Sekretarit të Jashtëm britanik Jeremy Hunt, ministrit të Jashtëm gjerman Heikko Maas, apo edhe Kancelarit austriak Sebastian Kurz.

Pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018, kur u nënshkrua “Marrëveshja e Prespës”, Kuvendi i Maqedonisë miratoi një ditë më parë ndryshimin e emrit të shtetit, duke miratuar 4 amendamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit. Kur ato të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, e me këtë emër Maqedonisë i sigurohet anëtarësimi në NATO, sikurse edhe një datë bisedimesh me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME