Categories Politike

“Të hënën nisin në Tiranë”, Manastirliu jep detaje për testet e shpejta

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje për 100 mijë testet e shpejta të antigenit që kanë mbërritur në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, u shpreh se kjo metodë do të aplikohet fillimisht në Tiranë e më pas të përhapet në rrethe.

Ogerta Manastirliu: “Sa i përket testit të shpejtë të antigenit kemi siguruar 100 mijë testet e shpejta në kontratën e parë, teste të njohura nga OBSH, që janë të disponueshme në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion të testimit dhe hetimit epidemiologjik. Testimi do nisë nga dita e hënë në Tiranë fillimisht dhe do jenë epidemiologët që do e kryejnë në vatrat e evidentuara që do vlerësohen prej tyre e kanë rëndësi kyce, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga komiteti teknik.

Nga dita e hënë, fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm në gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Këto janë strukturat që aktualisht kryejnë testimin e PCR që bëhet dhe sot. Prej 20 dhjetorit testet e shpejta do ti vihen në dispozicion spitaleve rajonale për rastet urgjente.

Nga e hëna deri në datë 20 dhjetor është përcaktuar të lihet në funksion të trajnimit të stafeve tona. Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të testimit, rritjes së kapacitetit, ndërprerjen e zinxhirit dhe duke garantuar sigurinë e këtij testimit të shpejtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME