Categories Lajme

Të hënën Prokuroria fillon hetimet për shkaqet e rrënimit të banesave në Durrës e Thumanë

Dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit do të nisin për hetimet për objektet e rrënuar nga tërmeti. Fillimisht kërkimetdo të fokusohen tek ndërtesat që kanë shkaktuar viktima. Më pas hetimi do të vijojë për 200 objekte të tjera që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë shkaktuar viktima.

Për hetimin e tyre mësohet se është urdhëruar sekuestrimi i 200 dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për ndërtimet e kryera, raporti i kolaudimit dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet e saj për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima por që ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur, viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Toka vijon të dridhet nga pasgoditjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME