Categories Lajme

Të infektuarit me Covid për numër banorësh, Gjirokastra njësoj si Tirana

Tirana vijon të qëndrojë në krye për numrin e të infektuarve me koronavirus, por kur llogaritë bëhen për numër popullsie të prekurit në Gjirokastër janë thuajse sa në kryeqytet. Ndërsa Lezha nuk qëndron larg tyre. Mjekja e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tregon se nëse në dy qarqet e para në 100 mijë banorë rreth 3500 rezultojnë me koronavirus në Lezhë zbulohen rreth 2600.

“Kemi një përhapje të Covid pothuajse në të gjitha bashkitë e vednit. Duhet ta shikojmë gjithmonë të shprehur në raport me numrin e popullatës. Incidencë më të lartë ka shfaqur Tirana, Gjirokastra dhe më pas Lezha”, thotë ajo. Familja është vatra kryesore e transmetimit të virusit. Ndiqet nga institucionet dhe bizneset. Ndërsa të infektuarit në moshë të re sipas specialistëve vijojnë të rriten.

“Mosha më e prekur është 55-64 vjeç. Vërejmë që nëse do krahasojmë dy javët e para të janarit me ato të fundit të dhjetorit kemi rritje të lehtë te të rinjve’, shpjegon mjekja për ABC News. Aktualisht numri i personave me koronavirus në Shqipëri ka kaluar 27 mijë ndërsa humbjet e jetëve prej Covid 19 rezultojnë më shumë se 1300. IncidencaTiranë; 3500 raste për 100 mijë banorë  Gjirokastër; 3487 raste për 100 mijë banorëLezha; 2622 raste për 100 mijë banorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME