Categories Lajme

Të jetosh në stallën e lopëve (Video)

“Shumë prej banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me jetën e tyre. Disa jetojnë nëpër çadra, të tjerë nëpër hotele e disa nëpër makina. Por familja e Bajram Jangozit në Thumanë jeton në stallën e lopëve, në mungesë të vëmendjes nga shteti.”

Që prej së martës, 75 vjeçari, Bajram Jangozi së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij të sëmurë kanë gjetur si zgjidhje jetesën në këtë kasolle. Kjo familje ndihet e lënë pas dore pasi që prej datës 26 nëntor, askush nuk I ka dhënë qoftë edhe një çadër, duke i detyruar të jetojnë në kushte të denja vetëm për kafshët. E vetmja gjë që kërkojnë është një stehë ku të fusin kokën.

Bajram Jangozi: Fiks kasolle. Për be. Kam një djalë invalid dhe të tre këtu në këtë kasolle lope. Shtëpia është shembur se nuk na ka dhënë kush çadër. Kemi shku atje dhe s’na japin çadër.

Bashkëshortja e Bajramit: Njëherë nuk nxehemi. Unë flej këtu (në tokë) dhe këto të dy flejnë në dy divana.

Bajrami: Duam që të na ndihmojë qeveria. Vetëm shtëpi. Asnjë gjë tjetër nuk duam. Dua vetëm shtëpi se jemi tu vdek. Jam 75-vjeç.

Pas shkatërrimit të shtëpive të tyre banorët përpiqen të marrin çka ju ka shpëtuar. Ndue Gjonaj tregon se bagëtitë që i mbetën po i dërgon tek të afërmit.

Ndue Gjonaj: “I çojmë te njerëzit tanë që janë, me na i mbajtur se nuk kemi ku me i mbajt”.
Ndërsa bashkëshortja e tij apelon për një shtëpi ku te ketë mundësi të fusë kokën së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Bashkëshortja e Ndue Gjonaj: Jetim nuk dua të jem. E kam ble këtë shtëpi me qimet e kokës. Si kam ardh këtu nuk kam bërë një ditë plazh në jetën time. Vetëm tu jetu me blegtori. Do të mbytem në ujë, se se ku shkoi nuk e di. E kam burrin invalid dhe vetë invalide. Tani do të shkoj të rri një jave te shpia ime, në Mirditë. Një javë do të shkoj te një motër që e kam në Bathore dhe një javë do të shkoj te një motër tjetër që e kam në Tale.  Nuk e di se ku shkoj.
Në Thumanë, tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 24 personave ndërsa la pas dhe shumë të pastrehë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME