Categories Lajme

‘Të kanë vjedhur edhe lekët e uniformave ty’, banorët e 5 Majit protestojnë përpara Kuvendit, përplasen me policinë

Ka nisur protesta e banorëve të 5 Majit dhe të Laprakës, përpara Parlamentit. Qytetarët kanë kërkuar që të bllokojnë rrugën kryesore, por janë ndaluar nga punonjësit e policisë. ‘Të kanë vjedhur lekët e uniformave ty, kemi dalë që të protestojmë edhe për ty, kanë vjedhur lekët e uniformës, që ti të kesh vapë në verë, temperaturat janë 40 gradë’. ‘Kam ardhur për të mbrojtur shtëpinë time, atje më keni marrë zvarrë, po këtu pse nuk na lini që të protestojmë’. ‘Unë kam besim te logjika jote, ajo duhet të jetë më e shëndetshme sesa ligji’.

‘Nuk kemi ardhur për të kapur deputetët, ata mund ti kapim kur të duam, kemi 30 vite që paguajmë taksa, dhe ju paguheni me taksat tona’. ‘Ne kemi 30 vite që jemi aty, pse nuk erdhi një njeri që të na thoshte nga Bashkia, mos e vazhdoni ndërtimin, sepse jeni jashtë ligjit. Ku ishin këta kur ne e ndërtonim shtëpinë, jam i sigurt që edhe ju punonjësit e policisë, në mos iu kanë prishur shtëpinë tuaja, do ja kenë prishur të afërmve tuaj. Nuk kemi punë me atë Gazin, që ka hallin e qenit, ta dëgjojë ajo ministrja Balluku se në Laprakë ka protestë çdo ditë’, shprehet një prej banorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME