Categories Lifestyle

Të mbani qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj

Shkencëtarët kanë analizuar shëndetin e një grup me njerëz të cilët mbajnë kafshë. Ata të cilët kanë mbajtur qen në shtëpi kanë pasur rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Të mbani një qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj, sepse ata ju inkurajojnë të dilni jashtë të ecni dhe të vraponi, pretendojnë shkencëtarët. Ekspertët të cilët kanë analizuar shëndetin e qindra njerëzve kanë gjetur se ata të cilët kane pasur këtë kafshë – kanë më shumë gjasa të kenë qenë fizikisht më aktiv, raporton “Daily Mail”.

Mbajtësit e qenve, po ashtu kanë pasur një diet më të mirë dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabet, këtë e kanë gjetur hulumtuesit në Çeki. Hulumtimi tjetër i zhvilluar nga Universiteti i Brno, ka ndjekur më shumë se 2000 njerëz. Te gjithë pjesëmarrësit, ishin të moshës 24-65 vjeç, dhe nuk kanë pasur asnjë histori të sëmundjeve të zemrës.

Atyre ju dha një rezultat i shëndetit të zemrës, bazuar në dietën e tyre, nivelin e shtypjes, statutin e pirjes së cigares stërvitjet, etj. Të gjithë këta pjesëmarrës u pyetën rreth statusit të tyre social ekonomik, historia mjekësore si dhe a konsumojnë cigare. Studimi ka krahasuar pikët shëndetësore kardiovaskulare të atyre që kanë mbajtur kafshë dhe të atyre që nuk kanë mbajtur.

Rreth 16.4% të të atyre që nuk kanë mbajtur kafshë janë ushqyer më dobët, në krahasim me ata të cilët kanë pasur të paktën një kafshë në shtëpi. 61.8% të pronarëve të kafshëve kanë pasur një një nivel më të lartë sa  i përket ushtrimeve, si dhe këta persona kanë pasur nivel më të ulët të kolesterolit dhe  gjasa më të vogla për zhvillimin e diabetit- në krahasim me ata të cilët nuk kanë pasur kafshë, e konkretisht qen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME