Categories Lajme

Të mërkurën nis dëbora dhe shiu, temperaturat deri në -5 °C

Edhe shkurti muaji që mbyll stinën e dimrit, ka nisur me mot të kthjellët. Kjo situatë do të vazhdojë deri të martën në mesditë, kur do të nisë shtimi i vranësirave fillimisht në veri e më pas në gjithë Shqipërinë, duke sjellë reshje bore dhe shiu.

“Të mërkurën, reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës, duke qenë se do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave si pasojë e ardhjes së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Europian. Reshjet e borës do jenë të fokusuara në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në Ultësirën perëndimore reshjet do të jenë në formën e shiut. Pas të mërkurës do të kemi kthjellim të motit dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. “ tha meteorologia Adiola Bani. Rikthimi në vlerat normale klimatike të muajit shkurt parashikohet të ndodhë në fund të javës që vjen. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë celcius në zonat malore në 18 gradë celcius. Por të mërkurën temperaturat do të zbresin deri në -4, -5 gradë celcius.

“Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku parashikohet që temperaturat në zonat e thella malore të luhaten në -6, -7 gradë celcius. Ndërsa mesdita jo më shumë se 10 apo 11 gradë celcius. Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, kur pritet të kemi sërish rikthim të motit të kthjellët e me diell në territorin shqiptar. “ tha më pas meteorologia Adiola Bani për Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME