Categories Lajme

“Të ndalet duhanpirja te të miturit”/ Dy deputetët Gjonaj dhe Braçe propozojnë dënime në kodin e ri penal

Të dënohen ata që ju shesin dhe ofrojnë falas duhan dhe cigare elektronike fëmijëve nën 18 vjeç.

Ky është sugjerimi i dy deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erjon Brace dorëzuar në parlament, në kulmin e diskutimeve për ribërjen e kodit penal për të cilin ende ekspertët po diskutojnë.

Ky propozim i ish ministres së drejtësisë Gjonaj dhe ish zëvendës kryeministrit Brace vjen jo shumë larg  nga koha kur ministria e drejtësisë hapi thirrjen ndaj  ekspertëve për të depozituar propozimet e tyre për Kodin e Ri penal. në shkresën që TCH e disponon dorëzuar në kuvend në 5 prill Braçe dhe Gjonaj kërkojnë shtesa në Kodin penal me katër nene dhe dënimin me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 300 mijë lekë ose me burgim deri në 6 muaj të kujtdo  që shet , furnizon ofron falas produkte të duhanit dhe cigareve elektronike.

Vitet e fundit theksohet në relacion ka patur një rritje alarmante të përdorimit të duhanit tek fëmijët dhe të rinjtë. Gjonaj dhe Brace sjellin si shembuj praktikën ndërkombëtare siç ai i 2019 në SHBA kur u miratua akti federal që rriti moshën për shitjen e duhaneve nga 18 në 21 vjeç duke e shpallur të paligjshme shitjen e cigares , puros dhe e cigares deri në 21 vjeç.

E njëjta gjë parashikohet edhe në gjermani, që dënon me gjobë shitjen e duhanit tek të miturit deri në pesë milionë euro. ndërsa në Irlandë shitja e cigareve elektronike fëmijëve nën 18 vjeç sanksionohet me gjobë deri në 3 mijë paund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME