Categories Lajme

Të ndihmojmë familjen e Klajdit, la pas Bryan-in vetëm 2 javësh

Kreshnik Bulica është një i ri i cili banon në Itali ndërsa fatkeqësisht ka humbur mikun e tij Klajdi Terniqi në një aksident me motorr. Klajdi prej dy javësh ishte bërë babai i një vogëlushi me emrin Bryan dhe sipas mikut të tij ishte një person plot gjallëri, që e donte jetën, adrenalinën dhe që lumturonte këdo kishte pranë.

Si një përshëndetje të fundit ndaj mikut të ndjerë, Kreshniku kërkon që kushdo ka mundësi, të ndihmojë familjen e vogël të të riut me sado pak ndaj dhe në dispozicion është vendosur një llogari bankare në emër të Kreshnik Bulica për të mbledhur të ardhura që më pas do kalojnë tek bashkëshortja e të ndjerit për Bryanin e vogël vetëm 2 javësh.

Kreshnik Bulica dedikim ndaj 30-vjeçarit: E doje asfaltin kur ‘vrpaonte’ pas teje, kthesat, rrotat, zhurmën e frenave, erën e motorrit të zhurmshëm gjatë natës. E doje jetën, njerëzit, kushdo që të ka njohur ka një kujtim apo një batutë që e lidh me ty. Synimi i jetës tënde ishte ta bëje çdo ditë të paharrueshme për veten dhe për këdo që të ndodhej pranë. Vdekja është një nga fenomenet më të dhimbshme dhe më të pashpjegueshme. Por një person nuk vdes kurrë nëse kush mbetet e kujton gjithmonë. Klajdi Terniqi iku shumë herët, vetëm 30 vjeç. Prej dy javësh ishte bërë babai i Bryan. Ndodhi në një aksident automobilistik. Miq, të afërm, të njohur, kolegë e përshëndesin për të fundit herë me një ‘garë’ solidariteti për të ndihmuar nënën dhe vogëlushin Bryan.
Mund të bëhet një dhurim në të ardhura në mbështetje të familjes në këtë llogari bankare.

IBAN IT67Z0200800000104016622

Llogaria në emër të : Kreshnik Bulica

Me synim që vdekjet mos jenë kurrë numra të ftohtë…

Me synim që kush mbetet të rimarrë jetën në duar…

Me synim që kush nuk është më të buzëqeshë sërish, kudo ndodhet…

Me synim që ajo çka i jep kuptimin jetës t’ia japë edhe vdekjes…

Mesazhi i mikut të 30-vjeçarit: Përshëndetje dje humbëm një shok në një aksident rrugor. Ju bëj kërkesë për të publikuar apelin për ndihmë ekonomike edhe se e vogël për djalin dy javësh që ka lënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME