Categories Lajme

Të paktën 7 kërkesa për përgjime në ditë gjatë 2019

60 mijë materiale kallëzuese janë referuar ne prokuroritë shqiptare një vit me parë. Për rreth 16 mijë prej tyre, prokurorët kanë vendosur mos fillimin e hetimit. Në 2019, janë ndjekur 44289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45 % në krahasim me vitin 2018. Në raportin vjetor te prokurorisë se përgjithshme thuhet se, janë rifilluar 584 procedime penale, 20% me shumë në krahasim me vitin 2018. Më pak çështje penale janë regjistruar ne Përmet, vetëm 224 dhe më shumë çështje ne kryeqytet 19168.

Durrësi dhe Elbasani janë prokuroritë me më shumë çështje pas Tiranës, çka tregon edhe njëherë se këto tre rrethe kanë me shumë aktivitet kriminal prej kohësh. Për shkak te numrit te vogël te prokurorëve ne Sarandë, një prokuror aty ka hetuar 455 çështje mesatarisht, çka i bën ata prokurorët me te ngarkuar ne 2019. 180 kërkesa për te ekstraduar ka bërë prokuroria shqiptare, ndërsa 157 janë kërkesat për ekstradim nga vendet e tjera te botës.

Gjatë vitit 2019 prokurorët kanë firmosur për te paktën 7 përgjime ne ditë. Gjithsej janë ekzekutuar 2714 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, në lidhje me 717 procedime penale. Përsa i përket dekriminalizimit prokuroria ka hetuar për 204 subjekte, dhe ka mbyllur hetimet për 163 prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME