Categories Lajme

Të pathënat e ekzekutimit të biznesmenit nga turisti vrasës

Nga Klodiana Lala

Me siguri askush nuk e kishte çuar në mendje se Ardian Nikulaj, një politikan vendor me shumë influencë në zonën e Lezhës, do të qëllohej “ditën për diell” në brendësi të lokalit të tij “Coral”, vend të cilin e konsideronte si një “fortesë” të paprekshme dhe me gjasë ndihej i sigurt për jetën e tij.

Po ashtu me shumë siguri, askush nuk e kishte menduar se ekzekutori dhe ndihmësit e tij, që e eleminuan 51-vjeçarin, një personazh kontrovers, që ndërthurte tri botë: krimin, biznesin e politikën, ishin shtetas të huaj: një portugez e 4 shtetas britanikë.

Ardian Nikulaj, bashkëshort i dy grave dhe baba i 4 fëmijëve, u qëllua për vdekje me 6 plumba në orën 13.23 minuta, teksa ndodhej i ulur i vetëm në një nga tavolinat ngjitur me derën anësore të lokalit të tij në vijën e parë të plazhit në Shëngjin. Vrasësi, i veshur me një jelek fosforeshent, që ngjante si postier, me skafandër në kokë, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi egërsisht.

Ekzekutori nuk shkëmbeu asnjë fjalë me “shënjestrën” e tij. Por punonjësit e lokalit thanë se në hyrje i përshëndeti me shprehjen “si kalut”. Pasi e kreu krimin, ai u largua me qetësi me një motor dhe humbi gjurmët për policinë në rrugën që lidhte Lezhën me Shkodrën, prej edhe nga kishte ardhur. Hetuesit zbuluan se vrasësi nuk ishte shtetas shqiptar.

Por një portugez, 28 vjeçar. Ai u identifikua si Ruben Saraiva. Një djalë shtatlartë, që kishte prekur tokën shqiptare për herë të parë me 14 shkurt 2023. Por, ai nuk kishte ardhur në tokën e arbrit, për të shijuar bukuritë saj, por për “turizëm kriminal”. Ishte kontraktuar për të kryer një vrasje të një profili të lartë.

Sepse Ardian Nikulaj nuk ishte një “shënjestër” lehtësisht e arritshme për grupet kriminale shqiptare. E madje, thuhet se shumë prej tyre kishin refuzuar një ofertë tunduese në para, për të ekzekutuar biznesmenin, i cili ishte në gjakmarrje prej vitit të largët 1997, me familjen Lekstakaj. Si informatorë të portugezit Saraiva, që tashmë ndodhet në qeli në Marok, akuzohen 4 shtetas britanikë, Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të huajt me siguri u kontraktuan kundrejt një pagese te majme, për të vrarë një personazh që bënte ligjin në Lezhë, e që e cilësonte veten si “i paprekshëm”.

Zbulimi i policisë dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të atentatit mafioz, ishte befasues, edhe për shumë ekspertë, të cilët kishin besuar se vrasja ishte kryer me mllef, e për këtë dyshonin se ekzekutori ishte një prej pjesëtarëve te familjes në hasmëri me Nikulajt. Por si u rekrutua Ruben Saraiva dhe 4 britanikët, – mes tyre dhe një grua, – që të vinin në Shqipëri për të ekzekutuar Nikulajn? A ishin ata të informuar për profilin e viktimës?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME